Telenews

Euroliga pezullon klubet ruse të basketbollit

Pushtimi i Ukrainës nga Rusia, po ju kushton klubeve të ksaj të fundit me pezullime nga kompeticionet sportive dhe nga shtëpitë e fundit sportive e fundit që ka marrë vendim për pezullimin e klubeve të basketbollit rus është Euroliga.
Anëtarët e Bordit Ekzekutiv të Euroligës kanë marrë vendim që t’i pezullojnë tri klubet ruse, CSKA Moska, Zenit Saint Petersburg dhe UNICS Kazan.
Ndërkaq, sipas njoftimit, 15 klubet tjera të kësaj lige të basketbollit do të vazhdojnë të luajnë në bazë të orareve të caktuara.
Nëse situata nuk ndryshon në mënyrë të favorshme, të gjitha ndeshjet e sezonit të rregullt kundër ekipeve ruse do të anulohen për të konfiguruar renditjen e ligave. CSKA, Zeniti dhe UNICS aktualisht renditen në Top 8.
Në ndërkohë, sipas këtij vendimi, nga EuroCup është pezulluar klubi tjetër rus, Lokomotiv Kuban Krasnodar.
Ky vendim i Euroligës vije pas sulmeve të shtetit rus kundër Ukrainës që shkaktuan edhe pezullimin e klubeve dhe ekipeve ruse nga garat e UEFA-s dhe FIFA-s, ndërsa edhe Komiteti Olimpik Ndërkombëtar ka rekomanduar edhe mospërfshirjen e sportistëve rusë në ngjarjet sportive.

Të ngajshme

Kosova eliminohet nga Evropiani i CS2, ndalet në çerekfinale nga Lituania

KushtrimGuraj

Detaji i bukur i postimit të Liverpoolit për pensionimin e fanellës së Jota-s

Valjeta Turkaj

Jashari e Milani të frustruar me sjelljet e Club Brugget

KushtrimGuraj