Telenews

Europa League/ Tottenham “bie” në Stamboll, Rangers i Bajramit barazon transfertën “helene”

Disa nga favoritët zhgënjyen e disa të tjerë bënë detyrën ndaj kundërshtarit.

Kanë përfunduar nëntë sfidat e para të kësaj të enjteje të vlefshme për xhiron e 4-t të fazës ligë së UEFA Europa League, ku në total janë shënuar plot 24 gola.

Kështu, në “Rams Park”, Galatasaray mposhtën anglezët e Tottenham, me “Luanët” e Stambollit shënuan tre herë në portën e djemve të Ange Postecglou, fillimisht me anë të turkut Yunus Akgun e më pas falë një dopiete të “bomberit” nigerian, Victor Osimhen, i cili nxorri “të pavlefshëm” golat e Lankshear dhe Dominic Solanke, që vulosën rezultatin 3-2.

Në krahun tjetër skocezët e Rangers, pjesë e së cilëve është edhe “fantazisti” i Kombëtares, Nedim Bajrami, nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 në transfertën greke të Olympiacos, me golin e parë që shënua nga vendasit falë marokenit Ayoub El Kaabi në të 56’-n minutë, ndërsa Dessers barazoi shifrat vetëm 8 minuta më vonë.

Fitore arritën “Shqiponjat” e Eintracht Frankfurt, të cilët fituan 1-0 ndaj Slavia Prague falë golit të Omar Marmoush, si dhe “Baskët” e Athletic Bilbao që përmbysën Ludogorets me anë të golave të Inaki Ëilliams e Nico Serrano, ndërsa “Verdhekuqtë” e Roma u ndalën në barazimi 1-1 në transfertën belge të Royal Union SG, me golin e italianit Gianluca Mancini, që u barauza nga Kevin Mac Allister duke mbyllur gjithccka në “paqe”.

Ndërkaq, në sfida të tjera, Bodo/Glimt u mund 2-1 në shtëpi nga azerët e Qarabag, Elfsborg dhe Braga e mbyllën sfidën me shifrat 1-1, Steaua Buchuresti fitoi 2-0 ndaj Midtjylland, ndërsa francezët e Nice barazuan 2-2 kundër Twente.

Të ngajshme

Drenica gjen shpejt trajnerin e ri pasi e largoi Bylbyl Sokolin

Donat Hashani

Florentino Perez fajëson Ancelottin dhe Antonio Pintus për krizën e lëndimeve të Real Madridit

Erzana Fazliu

Kosova e Shqipëria mësojnë sot kundërshtarët e Kupës së Botës 2026

Erzana Fazliu