Telenews

Europol: 731 rrjete të krimit të organizuar veprojnë në Evropë, mbi 400 mijë anëtarë të përfshirë

Një raport i ri i Europol ka zbuluar se në Evropë veprojnë 731 rrjete të krimit të organizuar, me mbi 400 mijë anëtarë nga 118 kombësi të ndryshme.

Sipas raportit, shumica e këtyre grupeve kriminale funksionojnë përtej kufijve shtetërorë dhe janë të strukturuara në mënyrë të sofistikuar, duke vepruar shpesh si organizata të mirëorganizuara ekonomike.

Rreth 85% e rrjeteve kriminale, sipas Europol, përdorin biznese të ligjshme si mbulesë për aktivitetet e tyre, duke fshehur operacionet kriminale brenda strukturave formale ekonomike.

Komisioneri i BE-së për Çështjet e Brendshme ka deklaruar se këto organizata nuk mund të konsiderohen më banda të zakonshme, por funksionojnë si “korporata të krimit” me burime dhe organizim të avancuar.

Raporti thekson se këto rrjete janë të përfshira në aktivitete të ndryshme kriminale, përfshirë trafikun e drogës, krimin kibernetik, trafikimin e qenieve njerëzore, kontrabandën e emigrantëve dhe pastrimin e parave.

Të ngajshme

Prokurori Ersan Qavolli avancohet në Kryeprokurorinë e Shtetit

Yllka Gashi

“Ky vend e tradhtoi Hashim Thaçin”, Rama nga SHBA: Nuk u bë më mira për George Washington-in e Kosovës

Yllka Gashi

Përmbyllet gara tradicionale “Ujku Garues 2026”, morën pjesë 20 ekipe nga njësitë e FSK-së

Yllka Gashi