Telenews

Evropiani mes Shqipërisë dhe Serbisë, Shpend Ahmeti ka një kërkesë

 

 

Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se në Kosovë nuk duhet të vajtohet shpallja e kandidaturës mes Shqipërisë dhe Serbisë që të organizojnë bashkë Evropianin për U-21.

Ahmeti, në një shkrim të shkurtër në platformën X, shkroi të hënën se që nga konfirmimi i kandidimit të Shqipërisë e Serbisë, Kosova duhet ta bëjë prioritet kryesor kualifikimin në këtë ngjarje.

“Në vend se të vajtojmë për kandidimin Shqipëri Serbi për U21, duhet viktimizimin ta kthejmë në qëllim. Që nga konfirmimi, kualifikimi i Kosovës në këtë kamiponat të bëhet prioritet i vetëm i Federatës. Të ftohen të gjithë dhe në stadiumet në Serbi duhet të luhet himni jonë”, tha Ahmeti.

Shqipëria, javën e kaluar njoftoi se ka shpallur zyrtarisht kandidaturën që së bashku me Serbinë të jenë vende organizatore të Kampionatit Evropian të U-21 “Euro 2027”.

Të ngajshme

Xabi Alonso i thotë Realit të nënshkruajë me mesfushorin 20-milionësh

KushtrimGuraj

Thomas Müller i jep lamtumirën Bayern-it pas 25 vitesh legjendare

Donat Hashani

“Modric i bashkohet Milanit në gusht” – Allegri konfirmon afrimin e madh

Valjeta Turkaj