Telenews

Fadil Fazliu vazhdon të mbahet në EULEX, i biri Fahriu: Tentuam ta takojmë, nuk na u lejua

 

Fadil Fazliu, vëllai i heronjve Fazli e Bahri Fazliu, i arrestuar sot me urdhër të ZPS-së, po vazhdon të mbahet ende në zyrat e EULEX-it, në Fushë-Kosovë.

Ndërsa, ende nuk dihet se kur do të dërgohet për në Hagë.

Djali i tij, Fahri Fazliu, tha se nuk i është lejuar të hyjë brenda objektit ku po mbahet babai i tij dhe po ashtu as ta takoj atë.

Ai tha se ka kërkuar të informohet për shëndetin e Fadil Fazliut, por sipas tij kjo nuk iu lejua me arsyetimin se janë procedura të Dhomave të Specializuara.

“Nuk më lejuan që të hyjë sepse më thanë ‘ i kemi procedurat tona të Dhomave të Specializuara të Hagës’. Insistova por na thanë që nuk lejohet, me shëndet thanë që është mirë. Në banesën tonë nuk ka pasur bastisje, sot duke shkuar në punë ka ndodhur arrestimi i tij. Kanë qenë katër xhipa. Nuk kanë treguar se për çfarë arsye është arrestuar”, tha ai duke bërë të ditur se nuk është njoftuar as se kur do të transferohet Fadil Fazliu për në Hagë.

“Jo nuk më treguan se kur transferohet (për në Hagë)”, tha ai para mediave.

Të ngajshme

Itali: 19-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në banesë nga i vëllai, mister shkaqet

Valjeta Turkaj

Dy të lënduar nga aksidenti në Veternik të Prishtinës

Valjeta Turkaj

Të shtëna me armë në një universitet në ShBA, një person i vrarë dhe gjashtë të plagosur

Valjeta Turkaj