Telenews

Operacion kundër trafikimit të drogës në Stamboll, arrestohet aktorja turke dhe 7 persona të tjerë

Aktorja turke Ezgi Eyupoglu dhe shtatë persona të tjerë janë vënë në pranga pas një hetim për drogë në Stamboll.

Eyupoglu u arrestua me dyshimin për blerje droge për përdorim personal, sipas Zyrës së Kryeprokurorit Publik të Stambollit, shkruan “Shqiptarja”.

Dy të tjerë, të identifikuar me inicialet EK dhe IAA, u arrestuan me dyshimin për prodhim dhe trafikim droge, ndërsa katër të dyshuarit e tjerë u arrestuan për lehtësim të prostitucionit.

Sipas mediave të huaja, rasti është pjesë e një hetimi më të gjerë për drogë në Stamboll, ku kohët e fundit disa prezantues lajmesh televizive janë ndaluar për t’u marrë në pyetje ose janë arrestuar me dyshimin për përdorim droge.

Operacioni është faza e fundit në një hetim të gjerë që ka parë dhjetëra të arrestuar që nga tetori.

Të ngajshme

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Austria ndan nga 500 euro për çdo fëmijë të lindur nga viti 2027 –

KushtrimGuraj

Kriza e financimit detyron OKB-në të ndërpresë ndihmat për 500 mijë njerëz në Gaza –

KushtrimGuraj