Telenews

Fajde në Gjilan, prokuroria jep detajet

Prokuroria Themeolore në Gjilan, ka realizuar një aksion për fajde dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, departamenti për Krime të Rënda, në koordinim me Policinë e Kosovës, pas aplikimit të masave të veçanta hetimore, ka ndaluar të dyshuarin G.J., në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprat penale ‘’Fajdeja’’ dhe ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, transmeton Telenews.al

Prokuroria ka dhënë detaje lidhur me rastin, duke cekur se skziston dyshimi i bazuar se i dyshuari G.J., gjatë fundit të vitit 2022 dhe 2023, në komunën e Vitisë, duke u marrë me aktivitet kriminal, ka dhënë para me fajde në vlerë prej 4.900 euro, me qëllim që pastaj të njëjtat ti kërkonte nga i dëmtuari M.A. me kamatë prej 10%.

Poashtu është cekur se gjatë zbatimit të urdhër kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit janë gjetur edhe dy armë pa leje.

Sipas Prokurorisë, personi i arrestuar dyshohet se ka kryer veprat e sipërshënuara penale dhe ndaj tij prokurori i shtetit do të kërkojë masën për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale. /Telenews.al/

Të ngajshme

Arifi: Aleanca nuk bojkotoi Kuvendin, por lojërat e ndyta të VV-së, sot u pa që kishim të drejtë

Yllka Gashi

Nagavci: VV voton një kandidat të PDK-së e një të LDK-së, por jo zonjën Çitaku

Yllka Gashi

Hoti: Jemi komplet jashtë spektrit kushtetues me çdo sjellje që bëhet

Yllka Gashi