Telenews

Falja e ambalazhuesve dhe përgjimet për energjinë, ftohet seancë e jashtëzakonshme e kuvendit

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se nesër (e merkurë) do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për dy çështje.

Në një konferencë për media, Tahiri ka thënë se PDK-ja dhe deputetët opozitarë kanë grumbulluar 40 nënshkrime për të diskutuar për “faljen e borxheve të ambalazhuesve të ujit” dhe për “përgjimet në sektorin e energjisë elektrike”.

“Nesër kemi ftuar seancën e radhës, seancë e jashtëzakonshme. Kemi kërkuar edhe një komision hetimor në të cilën nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Çështjen e borxheve të ambalazhuesve të ujit, kjo nuk është votuar nga Lëvizja Vetëvendosje. Dëmi që është shkaktuar është 11 milionë euro. Çështje tjetër e rëndësishme është çështja e përgjimeve në sektorin e energjisë elektrike”, ka thënë ai.

Javën e shkuar në Ministrinë e Mjedisit u arrestuan dy zyrtarë. U raportua se bëhet fjalë për rast të faljes së borxheve për ambalazhuesit e ujit.

Ndërsa të hënën, portali “Nacionale” publikoi disa biseda të zyrtares së Lëvizjes Vetëvendosje, Dejona Mihali, dhe ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës, Nagip Krasniqi.

Për asnjërën nga çështjet, Lëvizja Vetëvendosje nuk është deklaruar.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj