Telenews

Falsifikuan dokumentet për të marrë një pronë 26 vjet më parë, nis hetimi për dy persona në Lezhë

Dy persona janë vënë nën hetim nga autoritetet në Lezhë, pas një kallëzimi për falsifikim dokumentesh pronësie të ndodhur vite më parë.

Sipas Policisë së Shqipërisë, njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtoria e Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal në gjendje të lirë për M. T, 70-vjeçar dhe Sh. G, 53-vjeçar.

“Procedimi ka nisur pas kallëzimit të bërë nga shtetasit F. D., 53 vjeç dhe E. D., 44 vjeç, të cilët pretendojnë se në vitin 2000 u është falsifikuar, kundrejt pagesës, një akt për marrje toke në pronësi. Autoritetet bëjnë me dije se hetimet vijojnë për verifikimin e plotë të kallëzimit dhe zbardhjen e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka – Zgjidhja e duhur për automjetin tuaj

Rrezarta Ramaj

Zyra e Kryeprokurorit reagon pasi Specialja ngriti aktakuzë për sulmin ndaj Jasharajve

Rrezarta Ramaj

Seanca e 9 shtatorit, në rend dite zgjedhja e kryetarit dhe nënkryetarëve – ftesa që iu dërgua deputetëve

Rrezarta Ramaj