Telenews

Familja e kandidatit për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, ka ushtruar sot të drejtën e votës

Fushë Kosovë – “Ne votuam!” ka shkruar kandidati për kryetar të Fushë Kosovës, Besnik Osmani, duke bërë të ditur se së bashku me familjen e tij – Besën, Stinën dhe Orën – kanë përmbushur detyrën qytetare në zgjedhjet lokale. Ndërkohë, vogëlushja Shega, siç tha ai me humor, “po ambientohet me procedurat”.

Osmani ka apeluar për një proces të qetë, të përgjegjshëm dhe me dashuri për qytetin.

“Le të votojmë të gjithë me qetësi, me përgjegjësi dhe me dashuri për Fushë Kosovën, për të mirën dhe përparimin e përbashkët të qytetit tonë”, ka deklaruar ai.

Zgjedhjet në Fushë Kosovë po zhvillohen në atmosferë të rregullt, ndërsa qytetarët po i drejtohen qendrave të votimit që nga orët e para të mëngjesit.

Të ngajshme

Gara për president mbetet e hapur: Pesë kandidatura janë tërhequr –

KushtrimGuraj

Lushtaku: Nëse dënohet 4-shja në Hagë, Kuvendi të lejojë çdo qytetar për armatim –

KushtrimGuraj

Mustafa i PDK-së i kërkon koalicion Kurtit: Ti qeverinë, ne Presidencën –

KushtrimGuraj