Telenews

Familja e Liridonës merr forcë nga organizimet për të: Kriminelët duhet të kalben në burg

Familja e Liridona Ademajt po merr forcë nga organizimet në çdo pjesë të vendit, ku po kërkohet drejtësi për të dhe për sigurinë e grave.

Vëllai i të ndjerës, Leonardi thotë se “ditët po na bëhen edhe më të vështira dhe mezi po kalojnë e dhimbja po rritet por organizimet në shumë qytete në Kosovë dhe në Shqipëri po na japin forcë që të mos dorëzohemi”.

Ai thekson se duan drejtësi pa vonesa dhe pa gabime dhe se “kriminelët duhet të kalben në burg. Asnjë grua tjetër nuk duhet të vritet. Ne besojmë në institucionet e shtetit dhe presim që të ndajnë drejtësi”.

Të ngajshme

Kolona në kufi: 2 orë pritje në Muçibabë

KushtrimGuraj

Policia kap arsenal armësh në veturën me targa serbe – shoqërohen 6 persona

KushtrimGuraj

Ky është i riu që humbi jetën në vendin e punës në Prishtinë

KushtrimGuraj