Telenews

Familja Jashari mesazh për Gjestin në Big Brother

Gjesti tashmë është kthyer në një nga të preferuarit e publikut dhe jo vetëm. 

Kjo tashmë shihet për përkrahjen që po e merr jashtë shtëpisë, ndonëse ai nuk është në dijeni.

Në ‘Big Love’ sonte (e enjte) ai mori mesazhe të shumta nga fansat e po ashtu edhe nga familjarët.

Në mesin e këtyre, këngëtari pejan mori një mesazh përkrahës edhe nga familja Jashari.

“Jemi krenar me ty. Familja Jashari nga Prekazi”, thuhet në mesazh.

Gjesti u ngrit në këmbë si shenjë mirënjohje duke thënë: “Faleminderit shumë Prekazi”.

Loja e Gjestit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri po vazhdon me debate të shumta, por pa ofendime, për atë edhe po merr komente pozitive.

 

Të ngajshme

Artisti i njohur po bëhet baba

Valjeta Turkaj

Robert Berisha sot ka ditëlindjen, kjo është mosha e tij (Foto)

Erzana Fazliu

Ronaldo me dedikim të veçantë për Georginan në ditëlindjen e 32-të – merr dhuratë edhe një orë ‘Rolex’

Valjeta Turkaj