Telenews

Familjarët thanë se s’iu dha ndihma mjekësore, Spitali i Prizrenit jep versionin për vdekjen e pacientes

Një grua 66-vjeçare ka vdekur sot në Spitalin e Prizrenit, teksa familjarët e saj kanë raportuar në polici se nuk i është dhënë trajtim mjekësor.

Në raportin 24-orësh të policisë rasti është iniciuar si “mosdhënie e ndihmës mjekësore”.

“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktimës femër kosovare nuk i është dhënë trajtim mjekësor dhe për pasojë viktima pas një kohe të shkurtër ka ndërruar jetë. Sipas vendimit të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, thuhet në raportin e policisë.

Spitali i Prizrenit, në një përgjigje për Portalin Dukagjini, ka thënë se pacientja në spital ka shkuar në gjendje të rëndë në ora 01:20 pas mesnatës, e cila pati plagë operatore të fashuara dhe se vdiq në repartin e Internos në orën 02:40.

Sipas Spitalit të Prizrenit, pacientja është sjellë në spital në gjendje të rëndë të përgjithshme, e cila para pesë vjetësh ishte diagnostifikuar me Tu.Coloni.

“Pacientja në spital ka ardh në ora­­­­­­ 01:20 me gjendje të përgjithshme të rënduar, gjendje somnolate dhe hypotension 90/60. Pacientja fillimisht është trajtuar në Shërbimin e emergjencës, ku është konsultuar mjeku kirurg, pasi pacientja ka pas plagë operatore të fashume. Pacientja para 5 vitesh është diagnostifikuar me Tu. Coloni. Nga emergjenca pacientja është dërguar në repartin e internos, me gjendje të përgjithshme të rënduar, pasi gjendja përkeqësohet edhe më shumë, thirret ekipi i anestezionit. Por, edhe përkundër të gjitha masave të ndërrmarra, pacientja ka ndërruar jetë në ora 02.40 minuta. (Diagnoza fletdaljes:  Hypotensioarteialis, Diabetes mellitus typ 2 Tu.colonis Status post op. Obs.Sepsis. Cardiac)”, thuhet në përgjigjen e Spitalit të Prizrenit.

Lexo edhe: Vdes një grua në Prizren, familjarët thonë se asaj s’iu dha tretman mjekësor

source

Të ngajshme

Sa orë ju largon kafja nga gjumi?

Erzana Fazliu

Mënyrat shtëpiake për trajtimin e infeksioneve urinare, pa barna

Donat Hashani

Mos e bëni kurrë këtë kur merrni paracetamol, paralajmëron mjeku

Donat Hashani