Telenews

Fansi deshti ta godiste, Bebe Rexha ia zbulon fytyrën, i reagon ashpër

Nuk kanë fund incidentet për Bebe Rexhën. Në një nga koncertet e saj në Norvegji, këngëtarja me origjinë shqiptare, teksa ishte në skenë ka kërkuar që të largohet një spektator. Ajo madje e paralajmëroi se do të ndërmerrte hapa ligjorë pasi ai tentoi të hidhte një send drejt saj gjatë performancës.

Ngjarja ndodhi kur ajo po këndonte hitin “I’m Good (Blue)” dhe në videot e shpërndara shihet Bebe ku i drejtohet spektatorit me një gjuhë të ashpër.

“Nëse më godet në skenë me diçka, do të të marr gjithçka. Mos guxo të luash me mua në këtë moment”.

Në një tjetër video, ajo përpiqet të identifikojë personin.

“Cili? Ma tregoni personin. Dua ta shoh”, thotë ajo përpara se ta dallojë. “Jashtë. Dil jashtë. Kaq ishte. Mori fund për ty”.

Pasi e nxorën nga koncerti, Bebe rinisi këngën që po performonte dhe vazhdoi koncertin.

Të ngajshme

Rihanna shfaqet për herë të parë me vajzën në një fushatë të Dior, nënë e bijë mahnitin me poza të ëmbla –

KushtrimGuraj

175 zyrtarë policorë certifikohen në modulin për ballafaqimin me turma –

KushtrimGuraj

Kosova prodhon robotin e parë tokësor pa ekuipazh – Ministria e Mbrojtjes tregon si funksionon dhe çfarë mund të bëjë –

KushtrimGuraj
Lajmet po ngarkohen…