Telenews

Fantazma” e gjeneruar me AI që po qarkullon “nëpër Kosovë”, KMSHK kërkon raportim të kujdesshëm

fantazma”-e-gjeneruar-me-ai-qe-po-qarkullon-“neper-kosove”,-kmshk-kerkon-raportim-te-kujdesshem

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), informon qytetarët se raportimi në disa media për një “fantazmë” që “shëtitet” nëpër rrugët e Kosovës është i pasaktë, pasi që bëhet fjalë për një përmbajtje të gjeneruar nëpërmjet Inteligjencës Artificiale (AI).

Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës (KMShK), thotë se ka pranuar shqetësime nga qytetarët lidhur me këto përmbajtje dhe fton mediat “të kenë kujdes që përmbajtjet e ngjashme t’i verifikojnë dhe të mos i shpërndajnë, sepse mund të shkaktojnë panik”.

“KMShK bën thirrje që raportimet të bëhen kujdesshëm, të jenë korrekte dhe të bazuara në Kodin e Etikës”, thuhet në reagim.

Të ngajshme

Zbritje të mëdha në Drenas gjatë javës së Ramazanit

Rrezarta Ramaj

Kurti takon ministrin e Jashtëm gjerman – Flasin për sigurinë, zgjerimin e BE’së e Procesin e Berlinit

KushtrimGuraj

SHBA-të kryejnë sulme hakmarrëse ndaj ISIS në Siri

KushtrimGuraj