Telenews

Faruk Statovci sulmohet fizikisht

Analisti dhe trajneri i futbollit, Faruk Statovci është sulmuar fizikisht nga dy persona të maskuar para banesës së tij në Prishtinë.

Kanal10 merr vesh se në sulmin i cili ka ndodhur menjëherë pas emisionit “Kampionët”, në orët e para të mëngjesit të së hënës, Statovci ka pësuar disa lëndime trupore dhe për këtë është trajtuar në QKUK.

Gjendja e tij është stabile.

Sulmi ndaj Statovcit mësohet të ketë ndodhur teksa ai ishte duke hyrë në banesën e tij në Breg të Diellit në Prishtinë.

Kanal10 mëson se sulmi ndaj Statovcit ngjau nga dy persona të maskuar të cilët së bashku e kanë goditur për disa minuta në trup dhe në kokë.

Nuk dihen motivet e sulmit ndaj Statovcit. Sic mëson Kanal10, pak çaste më vonë, në vendin e ngjarjes ka mbërritur edhe futbollisti, Dren Gashi i cili e ka ndihmuar Statovcin, për të lajmëruar policinë dhe ndihmën e shpejtë.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur edhe Policia e Kosovës, e cila është duke e hetuar rastin.

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj