Policia e Kosovës, konkretisht ILECU-FAST KOSOVA, në vazhdën e bashkëpunimit policor ndërkombëtar ka arritur të arrestojë një person me urdhër-arrest ndërkombëtar.
Aksioni është zhvilluar sot në Ferizaj, ku edhe është arrestuar një shtetas nga Maqedonia e Veriut me inicialet H.F., i lindur më 1974.
Ai ishte i kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar nga Republika e Maqedonisë se Veriut për vuajtjen e dënimit prej gjashtë vjetësh burgim.
Pas kompletimit të procedurave, me aktvendim të Prokurorisë Speciale i dyshuari dërgohet në ndalim policor për 48 orë për të vazhduar me procedurat tjera ligjore.