Telenews

Fatlum Gashi i Drenicës ”Ylli i Javës” në xhiron 23 të BKT Superligës

Federata e Futbollit e Kosovës së bashku me sponsorin e Superligës, Bankën Kombëtare Tregtare, BKT Kosova, vazhdojnë të ndajnë çmimin “YLLI I JAVËS”, për lojtarin më të mirë të xhiros.
“YLLI I JAVËS” për xhiron e 23-të në BKT Superligë është shpallur futbollisti i KF Drenica, Fatlum Gashi
Mesfushori i qendror i kuqezinjve ishte lojtari më i mirë i ndeshjes në fitoren e rëndësishme që skuadra e tij e arriti në shtëpi ndaj Dritës, me rezultat 2:1.
Ai shënoi eurogol në këtë ndeshje duke zhbllokuar rezultatin për fitoren e parë pas 5 viteve në përballje me ekipin e Dritës.
Fitorja e kësaj jave ia ka mundësuar FC Drenicës që ta përforcojë pozitën e pestë në renditje në BKT Superligë me 31 pikë, duke e stabilizuar pozitën në BKT Superligë.
Çmimin “Ylli i javës” për futbollistin e FC Drenica, e ndau Erand Elmazi, senior specialist në BKT.

Të ngajshme

Yamal i bën dy kërkesa të mëdha Barcelonës, kjo do t’i lë të pakënaqur lojtarët tjerë

KushtrimGuraj

Ronaldo përjashton mundësinë që të bëhet trajner pas pensionimit nga futbolli

KushtrimGuraj

Real Madridi pas talentit holandez, Kees Smit në radar

Valjeta Turkaj