Telenews

Fatmir Limaj përballet me një kërkesë të pazakontë para Kuvendit

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj u gjend në një situatë jo shumë të lakmueshme para nisjes së seancës konstituive.

Ai u ndal nga një qytetar, i cili po qëndronte para Kuvendit, ku edhe i kërkoi Limajt që të shtunën të bëhet një takim në shesh.

“Unë të pres të shtunën për takim dhe bashkim shpirtëror shqiptar, të shtunë ora në 20:00 ju pres në sheshin Ibrahim Rugova. Unë pres prej teje me mobilizu partinë tënde edhe vëllai jonë Albini të vetën, edhe Lumiri të vetën, edhe të bashkohemi t’i dalim zot këtij vendi”, tha një qytetar.

Limaj falënderoi qytetarin, ndërsa tha se do të deklarohet për media pas seancës.

Të ngajshme

Rrustem Mustafa: Enver Maloku është dëshmor i UÇK-së

Rrezarta Ramaj

Protestat në Francë, dëmet deri në 1.2 miliardë euro

Rrezarta Ramaj

Mblidhen dy komisione parlamentare, në fokus buxheti i vitit 2026 dhe plani i punës

Rrezarta Ramaj