Telenews

FC Prishtina e konfirmon largimin e Endrit Krasniqit

FC Prishtina ka njoftuar zyrtarisht për largimin e Endrit Krasniqit.

Klubi kryeqytetas bëri të ditur se ka ndarë rrugët me mesfushorin para kohe dhe me marrëveshje të dyanshme, shkruan Gazeta Express.

FC Prishtina e ka falënderuar Krasniqin për kontributin e dhënë në tri sezonet e fundit.

27-vjeçari me “bardhekaltërit” regjistroi 123 paraqitje dhe shënoi 25 gola.

Endrit Krasniqi me Prishtinën e fitoi një titulli kampioni, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

“𝑭𝒂𝒍𝒆𝒎𝒊𝒏𝒅𝒆𝒓𝒊𝒕 𝑬𝒏𝒅𝒓𝒊𝒕!

FC Prishtina dhe futbollisti Endrit Krasniqi i kanë ndarë rrugët para kohe me marrëveshje të dyanshme.

Klubi dhe mesfushori Krasniqi e kanë ndërprerë kontratën para kohe me mirëkuptim dhe skuadra “bardhekaltër” e falënderon përzemërsisht Krasniqin për kontributin e dhënë në ekip.

Në 123 paraqitje me Prishtinën, Endriti i ka realizuar 25 gola.

Ai me Prishtinën e ka fituar një titull kampion, dy Kupa të Kosovës dhe dy Superkupa.

Prishtina i uron Endritit shëndet e suksese në karrierë”. /Gazeta Express/

The post FC Prishtina e konfirmon largimin e Endrit Krasniqit appeared first on Gazeta Express.

Të ngajshme

Talenti i Bayern Münchenit zgjedh Kosovën, Erblin Osmani pajiset me pasaportë –

KushtrimGuraj

“Topi i Artë” zhvendoset në Londër, zbulohet data e ceremonisë dhe favoritët

Rrezarta Ramaj

Kosova parakalon në ceremoninë përmbyllëse të “Taranto 2026” –

KushtrimGuraj