Telenews

Federata e Futbollit të Kosovës reagon pas sulmit fizik ndaj trajnerit Faruk Statovci

Federata e Futbollit të Kosovës ka reaguar sot nëpërmjet një shkrimi për sulmin ndaj trajnerit, Faruk Statovci.

“Federata e Futbollit e Kosovës me shqetësim ka mësuar lajmin se mbrëmjen e kaluar persona të panjohur e kanë sulmuar fizikisht ish-futbollistin e njohur dhe trajnerin e Kombëtares U15, Faruk Statovci, në afërsi të banesës së tij në Prishtinë, pas pjesëmarrjes në një emision televiziv“,  shkruan FFK.

FFK ka dënuar ashpër dhunën e ushtruar ndaj trajnerit Statovci, i cili tash e sa kohë me përvojën dhe intelektin e tij kontribuon edhe në cilësi të analistit në disa emisione sportive në televizionet vendore.

“Një ngjarje e tillë e rëndë e ka goditur jo vetëm familjen Statovci, por edhe komunitetin e futbollit në tërësi“.

Prandaj, FFK u bën thirrje autoriteteve ligjzbatuese  që të punojnë në mënyrë intensive për hetimin dhe zbardhjen e këtij rasti, në mënyrë që personat që e kanë bërë këtë akt çnjerëzor të vihen sa më parë para drejtësisë.

“Shpresojmë se ngjarje si kjo të mos ndodhin asnjëherë, pasi ato cenojnë lirinë e shprehjes por edhe imazhin e futbollit“, është shprehur FFK.

Njëherësh FFK dhe i gjithë komuniteti i futbollit i dëshiron Faruk Statovcit shërim të shpejtë dhe rikthim në punën e tij të përditshme si trajner i grupmoshave të reja. /Telenews.al/

Të ngajshme

Vedat Muriqi titullar në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Sllavia Pragës –

KushtrimGuraj

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj