Telenews

Feim Kelmendi zgjedhet zyrtar i lartë i Financave në Telekom, ai njihet si mbështetësi i flaktë i LVV-së (FOTO)

Mbështetësi i flaktë i Lëvizjes Vetëvendosje, Feim Kelmendi, është zgjedhur sot zyrtar i lartë i Financave në Telekom.

Se Kelmendi është përkrahës i Qeverisë Kurti, këtë e ka dëshmuar me një sërë postimesh në rrjetet sociale.

Ndër postimet e shumta pro pushtetit që ai ka në Facebook, më i veçanti ishte ai për kryeministrin Kurti.

Me 21 nëntor të vitit 2022, Kelmendi kishte postuar fotografinë e Kurtit ku shkruante: Foto sa 1 milionë fjalë.

“Qata qe thojnë s’ka zot, ka me jau thy Zoti qafen, kush tjetër pos t’madhit Zot kish ditë me kriju këtë qenie kaq të kompletuar” – shkruante Kelmendi i cili sot mori një pozitë të lartë drejtuese në Telekom.

 

Të ngajshme

U kërkua shkarkimi i Gërvallës në protestë, reagon Faton Peci

Rrezarta Ramaj

“Rroftë UÇK-ja!”, PDK-ja shpërndan pamje të protestës (VIDEO)

Rrezarta Ramaj

‘Precizion, kamuflim, vëzhgim’ – FSK avancon aftësitë e pjesëtarëve

Rrezarta Ramaj