Telenews

Fëmija 9-vjeç humb jetën në aksident tragjik në Dhërmi

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, ku si pasojë ka humbur jetën një pasagjer i mitur, 9-vjeçar.

Sipas policisë në aksident, pasagjeri i mitur humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa një pasagjer tjetër, 20-vjeçar, u dëmtua dhe u dërgua në Spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

“Specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. K., 36 vjeç, banues në Librazhd, pasi më datë 24.07.2025, rreth orës 23:10, në aksin rrugor Palasë–Dhërmi, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me bordurën anësore të rrugës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën në vendngjarje njëri prej pasagjerëve, një i mitur 9 vjeç. Gjithashtu, është dëmtuar pasagjeri tjetër, shtetasi E. A., 20 vjeç, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimi ne policisë.

Të ngajshme

Zelensky paralajmëron se Rusia po shton forcat në disa pjesë të vijës së frontit

KushtrimGuraj

Trump: Jam shumë i zhgënjyer nga Putini

KushtrimGuraj

Tahiri vlerëson Kroacinë për kritikat ndaj BE-së për sulmin në Banjskë: Qeveria Kurti ka heshtur, ndonëse Kosova edhe u sulmua edhe u ndëshkua

KushtrimGuraj