Sinjali mëson se në Stacionin Policor të Ferizajt është raportuar zhdukja e një 41-vjeçari nga qyteti, i cili nuk është lajmëruar që nga pasditja e 12 gushtit.
Ankuesi, ka deklaruar para policisë se vëllai i tij, Zekerja Vata, i lindur më 20 korrik 1984, ka dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 dhe që nga ajo kohë nuk ka pasur asnjë kontakt, nuk ka qasje në telefon dhe nuk ka qenë aktiv as në rrjetet e tij sociale.
Lidhur me rastin, është njoftuar prokuroria dhe Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për gjetjen e tij.