Telenews

Ferizaj/Policia shqipton 16 gjoba ndaj vozitësve të motoçikletave

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, në vazhdën e aktiviteteve që ka zhvilluar, dje ka nisur së zbatuari planin operativ ‘’ Skuteri”.

Në kuadër të këtij aktiviteti policia ka ndaluar dhe kontrolluar disa motoçikleta dhe për shkak të parregullësive të dokumenteve, policia ka shqiptuar 16 gjoba kundërvajtëse, prej tyre:

Drejtimi i motoçikletës pa regjistrim, 8 gjoba
Drejtimi i motoçikletës pa patentë shofer, 2 gjoba
Drejtimi i motoçikletës pa helmet, 2 gjoba
Motoçikleta të konfiskuara, 4

Policia e komunikacionit rrugor në Ferizaj, do të vazhdojë me aktivitete të tilla edhe në ditët në vijim, më qëllim parandalimin e aksidenteve në komunikacion dhe respektimin e ligjit të komunikacionit rrugor.

Të ngajshme

AAK zbulon slloganin interesant për zgjedhje

Donat Hashani

Marrëdhëniet gjatë shtatzënisë nuk e rrezikojnë fëmijën

Erzana Fazliu

Hamza për Kurtin: Le të harrojë ta kontestojë vendimmarrjen time

Erzana Fazliu