Telenews

Ferizajasi kapet me drogë, prangoset

Policia ka arrestuar një person të dyshuar për posedim të substancave narkotike në rrugën “Besim Fazliu” në Ferizaj.

Ngjarja ka ndodhur të hënën rreth orës 16:30, kur gjatë kontrollit tek i dyshuari mashkull kosovar është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.41 gramësh substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë.

Sipas policisë, në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe para të gatshme si dhe një telefon celular.

”Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se gjatë kontrollit tek i njëjti është gjetur dhe sekuestruar një sasi prej 2.41 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë. Në cilësi të provave materiale janë sekuestruar edhe para të gatshme dhe një telefon celular. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”./

Të ngajshme

Çitaku: Ajo që ndodhi më 16 shtator është krim ndaj drejtësisë dhe historisë

Rrezarta Ramaj

Lajm pozitiv për Kosovën, Kreshnik Hajrizi rikthehet në fushë pas lëndimit

Rrezarta Ramaj

Grabitja e 8 mijë eurove në Gjakovë, një muaj paraburgim për të dyshuarin

Rrezarta Ramaj