Telenews

Festoni Shën Valentinin me një mbrëmje speciale në BARBARY

Me rastin e 14 shkurtit  Ditës së Shën Valentinit, BARBARY organizon një mbrëmje të veçantë festive, e konceptuar për të gjithë ata që dëshirojnë ta festojnë dashurinë në një ambient elegant dhe me program të kuruar artistik.

Pjesë qendrore e kësaj nate do të jetë muzika live nga këngëtari i njohur Emir Plava, i cili me repertorin e tij romantik dhe interpretimin profesional do t’i japë mbrëmjes një atmosferë të ngrohtë dhe emocionale, duke e kthyer 14 shkurtin në një përvojë të paharrueshme për çiftet dhe të pranishmit.

Përveç programit muzikor, BARBARY ka përgatitur edhe një meny të veçantë të Shën Valentin, e dizajnuar posaçërisht për këtë natë, me kombinime shijesh që plotësojnë ambientin intim dhe festues. Shërbimi profesional, pijet e përzgjedhura dhe dekori i kuruar në detaje janë pjesë e konceptit të kësaj mbrëmjeje.

Me këtë event, BARBARY synon të ofrojë jo vetëm një mbrëmje festive, por një eksperiencë të plotë romantike, ku muzika live, gastronomia dhe ambienti bashkohen për të festuar dashurinë në mënyrë të veçantë.

Të ngajshme

Brenda pak minutave, Shqipëria goditet nga tre tërmete

Valjeta Turkaj

Zelensky njofton: 55 mijë ushtarë ukrainas të vrarë, bisedimet për paqe vazhdojnë

Valjeta Turkaj

Human Rights Watch: Kosova ka mbrojtje të dobët për gazetarë

Valjeta Turkaj