Telenews

Arrestohet i mituri në Tiranë, dyshohet se kreu 150 vjedhje

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës hetimore dhe operacionale, me objektiva parandalimin e vjedhjeve dhe zbardhjen e atyre të kryera, finalizuan operacionin policor të koduar “Popular”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga shtetasit Agron Doçi, 48 vjeç dhe Altin Hyseni, 41 vjeç, si dhe një 14-vjeçar që dyshohet se ka kryer 4 vjedhje, gjatë muajit shkurt, 2026. 

I mituri dyshohet se gjatë 2 viteve të fundit, ka kryer rreth 150 vjedhje.

Nga hetimet dyshohet se 2 shtetasit kanë shtyrë të miturin, për të vjedhur 1 motomjet, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, të cilin e ka përvetësuar 41-vjeçari.

Gjatë kontrollit në një garazh në pronësi të shtetasit Altin Hyseni, janë gjetur e sekuestruar 2 motomjete dhe pjesë motomjetesh, shkruan A2CNN.

Punohet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Të ngajshme

Komisioni për Shëndetësi miraton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit për ndarjet buxhetore për vitin 2026

Rrezarta Ramaj

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Rrezarta Ramaj

Kryeministri belg i dërgon mesazh Kurtit: Synojmë lidhje më të forta ekonomike me Kosovën –

KushtrimGuraj