Telenews

FFK dhe ekipi Kombëtar mbështesin Fondin e Sigurisë me 35 mijë euro

Federata e Futbollit e Kosovës dhe ekipi Kombëtar kanë ndarë 35 mijë euro për Fondin e Sigurisë, që javë më parë është hapur nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Në këtë shifër të ndarë për ushtrinë e vendit, me 50 përqind të mjeteve ka kontribuar FFK dhe anëtarët e KE-së, derisa 50 përqind janë grumbulluar nga mjetet vetanake të futbollistëve të Kombëtares.
“Ne si FFK konsiderojmë se kjo është vetëm një shifër simbolike, por mjaft domethënëse për forcimin e ushtrisës së vendit tonë dhe njëherësh është në interes të sigurisë dhe të ardhmes së qytetarëve tanë. Falënderoj lojtarët e ekipit kombëtar për gatishmërinë e tyre për të përkrahur në vazhdimësi iniciativa të tilla dhe ky veprim i tyre le të shërbejë si motiv edhe për shumë të tjerë për ta mbështetur në të gjitha format forcimin e shtetit tonë”, ka thënë presidenti Ademi.

Të ngajshme

QKUK hap konkurs për 30 pozita të kryeinfermierëve dhe kryelaborantëve

Rrezarta Ramaj

Mbi 10 mijë qytetarë kanë përfituar ndihmë juridike falas gjatë 2025

Rrezarta Ramaj

Tre superndeshje në program, vazhdon spektakli i Botërorit 2026

Rrezarta Ramaj