Telenews

FFK-ja ankohet në UEFA për thirrjet e tifozëve të Serbisë në EURO 2024

Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të hënën se ka bërë reagim zyrtar në UEFA, për shkak të shfaqjes së flamujve, të sloganeve dhe të thirrjeve të tifozëve serbë me mesazhe politike, shoviniste dhe raciste kundër Kosovës.

Kjo ndodhi, siç thuhet në njoftimin e FFK-së, ka ndodhur para dhe gjatë ndeshjes Serbi – Angli në kuadër të Euro 2024.

Ndeshja u zhvillua të dielën mbrëma në Gelsenkirchen, ku Anglia fitoi me rezultat 1:0.

“Shfaqja e papenguar e mesazheve dhe thirrjeve të tilla në një event madhështor si Euro 2024 është e pakuptimtë dhe absurde. Përmes thirrjeve të tilla dëshmohet urrejtja e mbjellë në opinionin publik në Serbi ndaj fqinjëve të saj”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Po ashtu, FFK-ja në ankesën e paraqitur me dëshmitë e nevojshme në UEFA, ka kërkuar masa të rrepta disiplinore ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, si recidiviste e rasteve të tilla.

“Njëkohësisht, kërkojmë vigjilencë nga organizatori për të evituar shfaqjen e banderolave të tilla në ndeshjet e ardhshme, pasi ato përbëjnë shkelje të rëndë të rregullave të UEFA-s”, thuhet tutje në njoftimin e FFK-së.

Mediet vendase kanë raportuar se gjatë ndeshjes Serbi-Angli janë dëgjuar thirrje si “Kosova është Serbi” dhe se flamuri shqiptar është djegur para ndeshjes.

Ky është edicioni i 17-të i Kampionatit Evropian, i njohur më mirë si EURO, dhe në të po merr pjesë edhe Shqipëria – për herë të dytë në historinë e vet, pas debutimit më 2016.

source

Të ngajshme

Publikohet lista e Italisë, plot emra befasues për ndeshjet e qershorit

Rrezarta Ramaj

Fantastike! Muriqi nominohet për lojtarin e sezonit në La Liga

Rrezarta Ramaj

Kjo është skuadra e Spanjës për Kupën e Botës

Valjeta Turkaj