Telenews

FFK-ja me reagim zyrtar pas dhunës së madhe futbollistike në Deçan

Federata e Futbollit e Kosovës ka reaguar sot pas publikimit të pamjeve skandaloze të dhunës së shfaqur në ndeshjen e Ligës së dytë, ku sulmohen egërsisht futbollistët e skuadrës së FC Prizrenit nga lojtarët dhe tifozët e KF Deçanit.

FFK-ka ka shkruajtur se e dënon fuqishëm këtë siç e ka quajtur incident të ndodhur në Ligën e dytë, transmeton Telenews.al

Sipas tyre edhe më shqetësues është fakt përshkallëzimi i situatës që pasoi, ku përleshja mes futbollistëve në fushë u përkeqësua me përfshirjen e personave civilë, të cilët sulmuan futbollistët e klubit prizrenas.

FFK-ja në reagim ka potencuar se nuk do të tolerojë dhunën në futboll në asnjë formë dhe kërkon që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të japin përgjegjësi.

Institucioni kryesor i futbollit kosovar ka shkruajtur se do të kërkojë nga komisionet e saj përkatëse që të ndërmarrin masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur rregullat e lojës dhe etikën sportive, konform rregulloreve në fuqi. /Telenews.al/

Shihni njoftimin e plotë të FFK-së:

Federata e Futbollit të Kosovës reagon ashpër dhe dënon fuqishëm incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes së javës së dytë në Ligën e Dytë, ndërmjet KF Deçani dhe KF Prizreni.

Sjelljet josportive që fillimisht u shfaqën në këtë takim nga disa lojtarë të KF Deçani, e më pas edhe nga një lojtar i klubit prizrenas (të cilët kryen veprime që bien ndesh me frymën e sportit), janë të papranueshme dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e futbollit.

Edhe më shqetësues ishte përshkallëzimi i situatës që pasoi, ku përleshja mes futbollistëve në fushë u përkeqësua me përfshirjen e personave civilë, të cilët sulmuan futbollistët e klubit prizrenas.

FFK-ja nuk do të tolerojë dhunën në futboll në asnjë formë dhe kërkon që të gjithë personat e përfshirë në këtë incident të japin përgjegjësi.

Njëkohësisht, FFK-ja kërkon nga komisionet e saj përkatëse që të ndërmarrin masa rigoroze ndaj të gjithë atyre që kanë shkelur rregullat e lojës dhe etikën sportive, konform rregulloreve në fuqi.

FFK-ja është e përkushtuar për të promovuar një ambient të sigurt dhe të drejtë në futbollin kosovar, ku respektohen parimet e ‘fair-play’-t dhe respekti mes klubeve.

Incidentet e tilla nuk kanë vend në futbollin tonë dhe do të bëjmë gjithçka për t’i parandaluar ato në të ardhmen.

 

Të ngajshme

Një tjetër gol drejt historisë, Ronaldo i afrohet shifrës së 1.000 realizimeve –

KushtrimGuraj

Ardhje të mëdha te Kombëtarja Shqiptare, një nga ta po shkëlqen në Serie A

Rrezarta Ramaj

Messi: Dua të kujtohem si sportist që luftoi gjithmonë për ëndrrat e tij –

KushtrimGuraj