Federata e Futbollit e Kosovës prej 23 deri më 29 mars do të jetë organizatore e turneut të Grupit 5 të rrethit të dytë kualifikues për Kampionatin Evropian 2022 për Kombëtaret U17 në konkurrencën e femrave, njofton FFK.
Kjo është hera e parë që UEFA ia ka besuar FFK-së organizimin e një turneu të tillë të ekipeve kombëtare, e ku krahas Kosovës marrin pjesë edhe Gjermania, Austria dhe Sllovenia.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe në stadiumin “Zahir Pajaziti”.
Vashat e Kosovës të drejtuara nga Kushtrim Munishi sot kanë mbajtur stërvitje në stadiumin “Zahir Pajaziti”, ku është punuar me përkushtim në synimin për një tjetër paraqitje të suksesshme, pasi në vjeshtën e kaluar arritën ta fitojnë grupin kualifikues.
Orari i ndeshjeve
23 mars, 2022
Gjermania – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 11:00
Sllovenia – Austria; stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 15:00
26 mars, 2022
Gjermania – Sllovenia; stadiumi “Zahir Pajaziti” ora 12:00
Austria – Kosova; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 16:00
29 mars, 2022
Austria – Gjermania; stadiumi “Fadil Vokrri”, ora 12:00
Kosova – Sllovenia, stadiumi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00.