Telenews

FFK përjashton Zhegrovën, Muslijen dhe portierin Muriq

Me vendim të përbashkët të përzgjedhësit Franco Foda dhe Federatës, tre futbollistët: Arjanet Muriq, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija janë përjashtuar nga ekipi i Kombëtares së Kosovës.

Kështu u bë e ditur nga një njoftim i Federatës së Futbollit të Kosovës, transmeton Klankosova.tv.

Largimi i tyre u bë për shkak të thyerjes së rregullores së ekipit kombëtar të vendosur nga përzgjedhësi dhe Federata.

Për masat e mëtejme ndaj futbollistëve në fjalë, do të vendoset nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së.

Ndërkohë, ekipit do t’ i bashkohet, portieri që ka qenë në listen e pritjes, Faton Maloku nga FC Drita.

Të ngajshme

Lionel Messi fiton çmimin prestigjioz “Princesha e Asturias”, argjentinasi mbërrin në Spanjë

Rrezarta Ramaj

Trepça triumfon ndaj Opavës, fiton me rezultat 89:80 –

KushtrimGuraj

Lamine Yamal arrin “double-double” me gola dhe asistime –

KushtrimGuraj