Telenews

FFK reagon pas shkresës së MKRS-së

kryetari-i-ffk-se,-agim-ademi-njofton-per-projektin-“fifa-arena”:-do-te-perfitojne-shtate-regjione-te-kosoves

Ditë më parë Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i kishte dërguar një shkresë zyrtare, FFK-së.

MKRS-ja e kishte paralajmëruar FFK-në të bëjë disa ndryshime statutare para se ta zhvillojë Kuvendin Zgjedhor.

“Para se të procedohet me mbajtjen e Kuvendit Zgjedhor të paralajmëruar për datën 05 shkurt 2026 është e domosdoshme që FFK të ndërmarrë harmonizimin e disa çështjeve thelbësore të Statutit dhe akteve të tejra normative konkretisht:”.

Ndërsa gjatë ditës së sotme, FFK i reagoi MKRS-së ku publikoi një video të Kuvendit të kaluar.

“FFK ka miratuar ndryshimet statutore të harmonizuara plotësisht me Ligjin e ri të Sportit, si dhe me kërkesat e UEFA-s dhe FIFA-s në punimet e Kuvendit të kaluar. Faktet flasin vetë, prandaj e risjellim momentin e këtyre ndryshimeve”, shkroi FFK në faqen zyrtare.

 

Të ngajshme

Fenerbahce ‘çmendet’ për Muriqin, ofron zyrtarisht miliona euro për të

KushtrimGuraj

Muriqi i 6-ti në luftën për “Këpucën e Artë” evropiane

KushtrimGuraj

Napoli del me njoftim zyrtar, kaq javë pritet të mungojë Rrahmani

KushtrimGuraj