Telenews

FFK THOTË SE AGIM ADEMI U URUA NGA KREU I UEFA-SË, PËR MARRJEN E MANDATIT TË RI

Kryetari i UEFA-s Aleksandër Ceferin, e ka uruar kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës Agim Ademi, për rizgjedhjen edhe për një mandat në krye të këtij institucioni.
Ceferin e ka përgëzuar Ademin për punën e bërë gjatë mandatit të parë.
Të mërkurën FFK mbajti kuvendin e rregullt zgjedhor ku Agim Ademi e fitoi edhe një mandat katërvjeçar.
Ademi nga 43 delegatët e pranishëm mori 42 vota ndërkaq një nga ta abstenoi.
Postimi i FFK-së i lëshuar sot në llogaritë e rrjeteve sociale:
Menjëherë pas Kuvendit Zgjedhor të FFK-së, ku presidenti Agim Ademi u rikonfirmua në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës për një mandat të ri katërvjeçar, ka arritur edhe telegram urimi i presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin. Në urimin e tij për rizgjedhjen në krye të FFK-së kreu i qeverisë së futbollit evropian ka përgëzuar presidentin Ademi për ribesimin e marrë nga delegatët e Kuvendit të FFK-së dhe për punën e bërë gjatë mandatit të parë.
Më poshtë letra e plotë e Presidentit të UEFA-s, Aleksandër Çeferin:
I nderuar zoti President, i dashur Agim,
Jam i lumtur t’ju përgëzoj për rizgjedhjen në krye të Federatës së Futbollit të Kosovës.
Shumë punë të rëndësishme tashmë janë bërë për të ndërtuar dhe përmirësuar infrastrukturën e futbollit – stadiumet, fushat, qendrat kombëtare të stërvitjes janë disa shembuj kyç deri më sot.
Ky progres i jashtëzakonshëm ka vendosur themelet për të ardhmen dhe ka krijuar një mjedis ku futbolli mund të ngrihet dhe të rritet për të përmbushur potencialin e tij të plotë.
Të uroj gjithë të mirat në mandatin në vazhdim Agim dhe mezi pres të të takoj ty dhe të gjithë ekipin e Federatës së Futbollit të Kosovës, i cili vazhdon të inkurajojë, zgjerojë dhe ofrojë mundësi të reja dhe emocionuese për futbollin në Kosovë.
Me respekt,
Aleksandër Çeferin

Të ngajshme

Leart Paqaradës i del problem me trajnerin e tij te St Pauli

Donat Hashani

Ka ndërruar jetë trajneri i njohur kosovar, Nebih Zeneli

Miftar Zejnullahu

Talenti i jashtëzakonshëm i Manchester United lirohet nga akuzat për përdhunim

Donat Hashani