Telenews

FFK THOTË SE GJYKATA KONFIRMOI EDHE NJËHERË LIGJSHMËRINË E KUVENDIT

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesë-propozimin për masën e përkohshme të klubit futbollistik FC Vita, përmes të cilit propozim ishte kërkuar që të pezullohet dhe pengohet mbajtja e Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për datën 6 prill 2022.
“Refuzimi i këtyre kërkesave edhe njëherë e konfirmon ligjshmërinë e thirrjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të FFK-së, i mbajtur me datë 6 prill 2022”, thuhet në njoftimin e tyre.
“Dje jemi njoftuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë se Departamenti për Çështje Administrative i kësaj gjykate, fillimisht me datë 09.03.2022, përmes Aktvendimit A.nr.485/22, e ka shpallur veten jokompetente për të vendosur, ndërsa më pas Departamenti i Përgjithshëm i kësaj gjykate, sipas Aktvendimit C.nr.1125/22 të datës 04.04.2022, e ka refuzuar si të pabazuar kërkesën e paditësit për pezullimin dhe pengimin e mbajtjes së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor për kryetar të FFK-së, i cili u mbajt me datë 6 prill 2022 dhe për pengimin e u.d. të sekretarit të përgjithshëm në ushtrimin e kompetencave të tij për organizimin dhe mbikëqyrjen e zgjedhjes së kryetarit të FFK-së”.
Ndryshe, ditë me parë edhe Gramoz Vokrri kishte bërë ankesë në gjykatë, por që e njëjta më pas e kishte hedhur poshtë ankesën e tij.

Të ngajshme

Dardanët me atmosferë të mirë nisin përgatitjet për dy ndeshjet e këtij muaji

Donat Hashani

Basketboll / Prishtina mposhtet dhe eliminohet nga gara ndërkombëtare ENBL

Donat Hashani

Kosova fiton dy medalje në Kupën e Botës në boks

Albiona Ibishi