Telenews

Fibula Travel mbledh partnerët e industrisë në hapjen e sezonit veror 2026

Mbrëmë u mbajt me sukses eventi i organizuar nga Fibula Travel, i cili shënoi hapjen zyrtare të sezonit veror 2026 përmes një workshop-i profesional dhe një gala darke festive.

Ngjarja u zhvillua në një atmosferë elegante dhe profesionale, duke mbledhur përfaqësues të shumtë të industrisë së turizmit, përfshirë mbi 20 përfaqësues hotelesh nga Turqia dhe Egjipti, si dhe partnerë dhe bashkëpunëtorë nga rajoni. Gjatë workshop-it, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen nga afër me ofertat më të fundit për sezonin veror 2026, duke përfshirë destinacione të njohura si Turqia, Egjipti, Greqia dhe Shqipëria.

Prezantimet u fokusuan në risitë e këtij sezoni, paketat e përditësuara dhe mundësitë konkrete të bashkëpunimit mes partnerëve ndërkombëtarë dhe agjencive vendore. Ky segment i eventit u vlerësua si një mundësi e rëndësishme për zhvillim profesional dhe zgjerim të rrjeteve të bashkëpunimit.

Pas përfundimit të workshop-it, eventi vazhdoi me një gala darkë dhe sesion networking-u, ku të ftuarit patën rastin të krijojnë lidhje të reja biznesi në një ambient relaksues dhe festiv. Mbrëmja u pasurua me surpriza për pjesëmarrësit, duke e bërë eventin edhe më të veçantë.

Ky organizim konfirmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm të Fibula Travel në tregun e turizmit, si një urë lidhëse mes partnerëve ndërkombëtarë dhe tregut vendor, duke kontribuar në zhvillimin dhe rritjen e performancës në shitje për sezonin e ardhshëm veror.

Të ngajshme

Misteri i 1 milion eurove të fshehura në Mercedes në Merdarë, 33-vjeçari që pretendon se paratë janë të tij – përfundon në prangat e Speciales –

KushtrimGuraj

Ligji për Specialen u kthye në Kuvend, BE-ja kërkon konsultim para rinisjes së diskutimeve për ndryshime –

KushtrimGuraj

Nga marihuana e paketuar me foli alumini te pistoleta me dy fishekë – çfarë sekuestroi Policia në Podujevë? –

KushtrimGuraj