Telenews

FIFA cakton gjyqtarët për superduelin Francë – Spanjë

FIFA ka publikuar emrat e gjyqtarëve që do të ndajnë drejtësinë në gjysmëfinalen e Kupës së Botës mes Francës dhe Spanjës.

Ndeshja do të drejtohet nga arbitri Ivan Barton nga Salvadori, i cili do të ketë si ndihmës bashkëkombësit David Moran dhe Antonio Pupiro.

Në rolin e gjyqtarit të katërt është caktuar suedezi Glenn Nyberg.

Franca dhe Spanja do të përballen të martën, më 14 korrik, me fillim nga ora 21:00, në gjysmëfinalen e parë të Botërorit, ku fituesi do të sigurojë një vend në finalen e madhe.

Të ngajshme

Edhe një medalje për Kosovën, Flaka Loxha fiton të bronztën –

KushtrimGuraj

Akil Gjakova shkëlqen në “Taranto 2026”, fiton medaljen e bronztë –

KushtrimGuraj

Kosova fiton medaljen e dytë në “Taranto 2026”, Fatjona Kasapi merr të bronztën në xhudo –

KushtrimGuraj