Sot (e enjte) është publikuar lista më e re dhe më e përditësuar e FIFA-s me renditjen e ekipeve kombëtare, pas ndeshje garuese dhe miqësore të muajit mars.
Nesër pritet të hidhet shorti për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe ekipet kombëtare tashmë kanë mësuar renditjen e tyre në ranglistën e FIFA-s.
‘Top 10’ kësaj radhe ka pësuar ndryshime me Kombëtaren e Brazilit që ngjitet në vendin e parë Brazili, duke zhvendosur Belgjikën në pozitën e dytë, ndërsa ndryshimi tjetër është hyrja e Meksikës në dhjetëshe, duke e lënë Danimarkën jashtë.

Ndeshjet e marsit kanë qenë pozitive për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila ka marrë një fitore 5-0 ndaj Burkina Fasos dhe një barazim 1-1 me Zvicrën.
Kjo ka bërë që Dardanët të ngritën në një pozitë rekord, duke zënë vendin e 107-të me 1173.9 pikë.
Pozita më e mirë e Kosovës ndonjëherë ishte në muajin shtator të vitit 2021 dhe në muajin shkurt të 2022, pasi renditej në vendin e 109-të.
Për dallim nga Kosova, Kombëtarja e Shqipërisë ka humbur një pozitë nga renditja e muajit shkurt, pas humbjes 2-1 nga Spanja dhe barazimit 0-0 me Gjeorgjinë në muajin mars.
Kombëtarja Shqiptare në renditjen e re të FIFA-s zë vendin e 66-të me 1371.86 pikë, ndërsa në muajin shkurt pati 1374.98 pikë në vendin e 65-të.