Telenews

Fifi shfaqet në formë të mirë teksa pozon në veshje sportive: Ne gjithmonë mund të fillojmë përsëri

fifi-shfaqet-ne-forme-te-mire-teksa-pozon-ne-veshje-sportive:-ne-gjithmone-mund-te-fillojme-perseri

Artistja e njohur shqiptare, Filloreta Raçi-Fifi është një prej personazheve më të përfolura shqiptare në media rozë.

Fifi e cila prej vitesh ka ndërtuar një karrierë të suksesshme muzikore komentohet edhe për jetën e saj private dhe postimet e ndryshme në rrjete sociale.

Së fundi këngëtarja nga Ferizaj ka postuar disa imazhe të reja për fansat e saj në Instagram teksa pozon në një dyqan ushqimor.

Fifi shihet në veshje sportive ngjyrë gri që i kombinoi me një kapele dhe atlete sportive ndërsa shihet pa makijazh.

“Ne gjithmonë mund të fillojmë përsëri”, ka shkruar Fifi në mbishkrimin e imazheve që u pasuan nga komente të shumta nga ana e admiruesve të saj.

Ndryshe, kujtojmë që Fifi rreth një vit më parë u bë pjesë e Big Brother VIP dhe ishte ndër banoret që mori më së shumti vëmendjen.

Pas daljes nga shtëpia e famshme këngëtarja nisi një lidhje dashurie me Adi Patushin, me të cilin po jeton një histori të bukur dashurie. /Telegrafi/

Të ngajshme

Sofia Vergara flet hapur pas tërmetit në Kolumbi: “Nuk jeni vetëm, të gjithë do t’ju ndihmojmë”

Yllka Gashi

Raportohet se kënga legjendare e Shkurte Fejzës hyn në filmin amerikan për luftën e Kosovës

Yllka Gashi

Kapet në flagrancë hajni, në shtëpinë e Kim Kardashian

Yllka Gashi