Telenews

Fillojnë homazhet për Haxhi Thaçin në Skenderaj

Familja Thaçi nga Buroja ka hapur dyert për homazhe pranë arkivolit të Haxhi Thaçit, babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili ndërroi jetë më 16 mars.

Në palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj, ku po mbahen homazhet, që nga orët e para të mëngjesit kanë ardhur shumë qytetarë për të nderuar të ndjerin dhe për të shprehur ngushëllime familjes.

Në këtë ceremoni janë të pranishëm edhe familjarët e afërt, përfshirë nëna, gruaja dhe djali i ish-presidentit.

Homazhet do të vazhdojnë deri në orën 12:00, pas së cilës do të mbahet mbledhja komemorative, ndërsa varrimi i Haxhi Thaçit do të bëhet në orën 15:00, në varrezat e fshatit Burojë, Skenderaj.

 

Të ngajshme

“Nder dhe krenari”, tre futbollistët e rinj të Kosovës: Na u plotësua ëndrra

Valjeta Turkaj

“Për Serbinë mos u mërzit, veç mos u korit”, Krasniqi zbulon një bisedë të Haxhi Thaçit me të birin

Valjeta Turkaj

Hamza: Baca Haxhi s’ishte thjeshtë një baba, por një simbol i përkushtimit, shtyllë e pathyeshme e familjes Thaçi

Valjeta Turkaj