Telenews

Fillon Eurobasketi 2022, Spanja me fitore të thellë ndaj Bullgarisë në sfidën hapëse

Ka nisur edhe zyrtarisht Kampionati Evropian 2022, për meshkujt i cili mbahet nga sot e deri më 18 shtator në katër shtete.

Spanja e ka mposhtur thellë Bullgarinë në duelin hapës me shifrat e thella 114-87.

Shtatë basketbollistë realizuan pikë dyshifrore te Spanja në këtë fitore e më të dalluarit ishin, Lorenzo Brown me 17, Willy Hernangomez me 16 dhe Rodolfo Fernandez me 14 pikë.

Te Bullgaria lojë të mirë tregoi, ylli i tyre që luan te Olimpiakosi, Aleksandar Vezenkov me 26 pikë dhe Pavlin Ivanon që shtoi 16 pikë.

Në rrethin e dytë grupor, Bullgaria luan ndaj Turqisë e Spanja takohet me Gjeorgjinë. /AsistiOnline.com/

Të ngajshme

Ndeshja Izrael–Kosovë pa fitues, Dardanët marrin një pikë –

KushtrimGuraj

Kosova mban edhe sot stërvitje, gati për ndeshjen ndaj Izraelit

Rrezarta Ramaj

E pabesueshme, Ronaldos ia marrin edhe numrin 7-të te Portugalia!

Rrezarta Ramaj