Telenews

Fillon numërimi i votave me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se të premten mbrëma ka nisur numërimi i votave me postë.

Sipas KQZ-së, fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit, ndërsa aktualisht procesi ka filluar me një kuti votimi.

“Fletëvotimet nga votimi me postë janë sistemuar në kuti votimi sipas komunave prej nga vijnë votuesit. Aktualisht procesi ka nisur me një kuti votimi”, ka thënë KQZ-ja.

Sipas të dhënave të KQZ-së, numri i votuesve me postë është rreth 105 mijë.

Ndërkohë, deri tani janë numëruar edhe 34 nga 47 vendvotimet në përfaqësitë diplomatike.

Po ashtu, kanë mbetur për t’u numëruar edhe rreth 60 vendvotime në Prishtinë.

Sipas rezultateve aktuale, Lëvizja Vetëvendosje ka 50 ulëse, PDK-ja 23, LDK-ja 19 dhe AAK-ja 8.

Të ngajshme

Volkswagen sjell një shërbim të ri – mund të luani edhe “Tetris”

Yllka Gashi

Meta prezanton varësen me AI “Muse Charm”

Yllka Gashi

Dhimbjet nga Sindroma e Zyrës

Yllka Gashi