Telenews

Finlanda refuzon anëtarësimin në NATO pa Suedinë

Finlanda nuk do të vazhdojë procesin për anëtarësimin në NATO pa Suedinë, kështu ka thënë presidenti finlandez Sauli Niinistöm në një konferencë për shtyp me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Sipas medieve vendase Helsinki nuk do t’i bashkohet Aleancës nëse problemet e Stokholmit me Turqinë çojnë në shtyrjen e anëtarësimit të Suedisë.
Në një konferencë për shtyp, Niinistö theksoi se propozimi i Turqisë në lidhje me aplikimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO ishte një surprizë totale.
“Kur vizitova për herë të fundit Suedinë, e thashë shumë qartë. Në Suedi është thënë se “puna e Finlandës është e jona”. Në të njëjtën mënyrë, kauza e Suedisë është e jona. Kjo do të thotë që ne shkojmë më tej krah për krah”, ka thënë kryeministri finlandez.

Presidenti i Turqisë Erdogan ka deklaruara  se nuk e sheh ngrohtë anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë ne NATO, pasi sipas tij ato janë kthyer në baza të sigurta për anëtarët e PKK-së, të cilën Turqia e ka shpallur organizatë terroriste prej shumë vitesh.
 

Të ngajshme

Mbi 3000 intervenime veç në vitin 2025, shprehet mirënjohje për zjarrfikësit e Prishtinës

Valjeta Turkaj

Lajm i mirë për Malishevën, nënshkruhet kontrata për rrugën Kijevë-Malishevë

Valjeta Turkaj

Haxhiu u bën thirrje të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës: Aplikoni për njohjen e statusit

Valjeta Turkaj