Telenews

FITORE E DRENICËS NDAJ LLAPIT, LUFTA PËR T’I IKUR BARAZHIT VAZHDON

Drenica ka shënuar fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Llapit me rezultat minimal 1:0, në kuadër të javës së 33-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi tek në minutën e 79-të të ndeshjes, kur Besfort Dervishaj realizoi.
Kjo fitore ishte mëse e mirëseardhur për vendasit që po luftojnë për t’i ikur zonës së barazhit.
Me këtë fitore, tani Drenica ka gjithsej 43 pikë në vendin e tetë, aq sa ka edhe Malisheva një pozitë më lart.
Në anën tjetër, Llapi mbetet i katërti me 54 pikë, tri më pak se Drita që ndodhet në pozitën e tretë.
Kujtojmë se Llapi është në garë edhe në Kupën e Kosovës, ku në finale do të përballet me Dritën.
Të dyja këto ekipe e kanë siguruar kalimin në garat evropiane.

Të ngajshme

Boksieri nga Zhuri i Prizrenit synon fitoren e tretë radhazi në karrierën profesioniste –

KushtrimGuraj

Gjobitet me 255 euro Ronaldo, një shumë qesharake për yllin që fiton 225 milionë euro në vit –

KushtrimGuraj

Xhiroja e pestë: Bashkimi vazhdon kryesimin, Trepça fillon këndelljen

Rrezarta Ramaj