Telenews

FITORE E SUNS NDAJ WARRIORS DHE REZULTATET E TJERA TË NATËS NË NBA

Phoenix Suns e kanë vazhduar formën e lartë në këtë stinor të NBA-së edhe ndaj Golden State Warriors.
Ekipi i drejtuar nga tekniku Monty Williams e mposhti ekipin e Warriors ngushtë 103-107 në një duel mjaftë interesant përgjatë tërë kohës.
Devin Booker pothuajse si zakonisht ishte më i miri te Phoenixi në këtë fitore me 22 pikë, ashtu sikurse edhe Mikal Bridges që shtoi 22 e Deandre Ayton kishte 16 pikë e 16 kërcime.
Te Warriors nuk mjaftuan në asnjë formë për fitore, plotë 38 pikë, 9 kërcime e 7 asiste të Jordan Poole.
Suns tashmë e kanë arritur edhe zyrtarisht ”play off”-in si të parët me 62 fitore dhe 14 humbje aktualisht. Derisa Warriors kanë 48 fitore e 29 humbje dhe janë afër sigurimit të kalimit tutje.

Në ndeshjet e tjera të natës u arritën këto rezultate:
Cleveland – Dallas 112-120.
Indiana – Denver 118-125.
Washington – Orlando 127-110.
Boston – Miami 98-106.
New York – Charlotte 114-125.
Toronto – Minnesota 125-102.
Houston – Sacramento 118-121.
Oklahoma – Atlanta 118-136.
San Anonio Memphis 111-112.
Portland – New Orleans 107-117.

Të ngajshme

Sylvinho veçon tre lojtarë të Shqipërisë, ndërsa mbron mënyrën e lojës ndaj Anglisë

Donat Hashani

Basketbolli kosovar sot me dy super-ndeshje

Donat Hashani

Tuchel me fjalë të mëdha për Shqipërinë

Donat Hashani