Telenews

FITORJA E TRETË ME RADHË PËR DUKAGJININ NË ELITËN E FUTBOLLIT KOSOVAR

Dukagjini ka vazhduar me formë fantastike, teksa ka marrë fitoren e tretë radhazi në BKT Superligë.
Skuadra e udhëhequr nga Armend Dallku ka mposhtur Feronikelin me rezultat të thellë 4-0.
Klinasit kanë dominuar në këtë sfidë nga fillimi e deri në fund të saj.
Altin Merlaku vetëm pas pesë minutave lojë kaloi vendasit në epërsi 1-0.
E në minutën e 15-të, mbrojtësi i majtë Arbër Shala shënoi një gol të bukur për ta ngritur epërsinë e vendasve në 2-0.
Në minutën e fundit të pjesës së parë, ishte mesfushori mitrovicas Ergyn Ahmet që realizoi për 3-0.
Në pjesën e dytë vendasit vazhduan dominimin, por duke mos shpenzuar shumë energji.
Krejt në fund të ndeshjes, ishte sulmuesi Nikolic që realizoi për rezultatin përfundimtar 4-0.
Me këtë fitore Dukagjini ngritët në pozitën e gjashtë me 39 pikë, sa ka edhe Drenica e shtata, derisa Feronikeli mbetet e fundit që tanimë është përshëndetur nga BKT Superliga.
Ndeshjen e radhës Dukagjini e luan në udhëtim te Prishtina, derisa Feronikeli pret Malishevën.
 

Të ngajshme

Renditja për Topin e Artë 2026: Lideri nuk është Kane apo Mbappe, ndërsa Yamal dhe Dembele janë jashtë top 10

KushtrimGuraj

Një komandat i ri në mesfushën kuqezi – ngritja e Juljan Shehut me Shqipërinë

KushtrimGuraj

Real Madridi në prag të një epoke të re – Perez synon të ndryshojë modelin e pronësisë së klubit

KushtrimGuraj