Telenews

Fituesit e Evrovizionit shesin trofeun, blejnë drone për ushtrinë

Grupi Kalush Orchestra e shiti trofeun që e fitoi si përfaqësuese e Ukrainës në  Evrovizionin e këtij viti, në një ankand bamirësie për 900 mijë dollarë.

Paratë do të përdoren për të blerë tre dronë për Forcat e Armatosura të Ukrainës.

“Miq, jeni të mrekullueshëm! I jemi mirënjohës secilit prej jush që dhuroi fonde për këtë ankand, dhe veçanërisht ekipit të Whitebit që bleu trofeun për 900.000 dollarë dhe që tani e tutje janë bërë pronar i tij. Lavdi Ukrainës! Lavdi Forcave të Armatosura të Ukrainës”, thuhet në profilin e këtij grupi në Facebook.

Të ngajshme

Alaudin Hamiti zbulon pamje para nisjes së Bigut: “Emocione të reja na presin në një studio krejtësisht të re”

Rrezarta Ramaj

Yjet e futbollit dhe partneret e tyre mahnitin me paraqitjet në tapetin e kuq të “Topit të Artë”

Rrezarta Ramaj

Heidi Lushtaku: Familja më dha gjithçka, asnjë sukses nuk e zëvendëson dashurinë

Rrezarta Ramaj