Telenews

Flaka Krelani vjen me paraqitje provokuese në Ditën e Falënderimeve

flaka-krelani-vjen-me-paraqitje-provokuese-ne-diten-e-falenderimeve

Këngëtarja e njohur shqiptare, Flaka Krelani, është duke e shijuar tashmë prej vitesh jetën e saj të re në Shtetet e Bashkuara.

Ajo i ka të shpeshta paraqitjet e saj në rrjetin social Instagram, duke ndarë me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga aktivitetet e saj atje.

Jo të pakta janë rastet kur rock-artistja nga Gjakova publikon imazhe me përmbajtje provokuese, duke vënë në pah sensualitetin e saj.

Një gjë të tillë, Flaka e ka bërë në fotografitë e fundit që ka ndarë me fansat e saj në Instagram, ku ka pozuar me rastin e Ditës së Falënderimeve.

Ajo është shfaqur mjaft provokuese në një paraqitje me fund të shkurtër argjendi me shkëlqim dhe reçipeta të të njëjtit material.

Interpretuesja e hitit “Rebelohem” u kujdes që të vë në pah gjoksin e saj falë dekoltesë së hapur, ndërsa një detaj tjetër që mori vëmendjen ishin aksesorët e saj.

Flokët e kuqe kombinuar me vathët në formë kryqi i dhanë edhe më tepër shkëlqim dukjes së saj.

“Dita e Falënderimeve”, shkroi në mbishkrimin e imazheve këngëtarja e larguar tashmë prej vitesh nga Kosova. /Telegrafi/

 

Të ngajshme

Krejt ‘firmato’, Adelina Tahiri shfaqet me një look luksoz

Yllka Gashi

Georgina Rodriguez raportohet se ka adoptuar tre fëmijët e Cristiano Ronaldos –

KushtrimGuraj

Bebe Rexha dhe David Guetta arrijnë vendin e parë me “Sad Girls” në klasifikimet e radiove amerikane të zhanrit dance

Yllka Gashi