Xabi Alonso e ka nisur në mënyrën më të mirë aventurën e tij në Premier League në krye të Chelseat.
Në javën e parë të kampionatit anglez, Chelsea triumfoi në derbin londinez ndaj Fulhamit, duke e mposhtur si mysafir me rezultat 2:3 në “Craven Cottage”.
Për skuadrën e drejtuar nga Alonso shënuan Joao Pedro, Rogers dhe Cole Palmer, ndërsa golat për vendasit i realizuan King dhe Garcia.
Chelsea e pati një start të jashtëzakonshëm në takim, pasi Joao Pedro e gjeti rrjetën që në sekondën e 32-të të pjesës së parë.
Me këtë fitore, Alonso e nis me sukses aventurën e tij në Premier League, ndërsa Chelsea merr tri pikët e para të sezonit.

